Ndërtoni karrierën tuaj në Networking me Cisco CCNA
Cyber Tirana është partner zyrtar i Cisco Networking Academy (NetAcad) në Shqipëri dhe ofron trajnim profesional Cisco CCNA (Cisco Certified Network Associate) dhe përgatitje për certifikimin ndërkombëtar Cisco.
CCNA është një nga certifikimet më të njohura në fushën e Networking dhe një pikënisje ideale për këdo që dëshiron të ndërtojë një karrierë në Networking, IT Infrastructure ose Cybersecurity.
Çfarë do të mësoni?
Gjatë trajnimit CCNA do të mbuloni temat kryesore të Networking, duke përfshirë:
- Network Fundamentals – konceptet bazë të rrjeteve dhe arkitektura e tyre
- IPv4 & IPv6 – adresimi IP dhe subnetting
- Switching – VLAN, Trunking, STP dhe EtherChannel
- Routing – routing concepts, static routing dhe OSPF
- Network Services – DHCP, DNS, NAT, NTP dhe SNMP
- Network Security – ACL, SSH dhe security fundamentals
- Wireless Networking – WLAN dhe wireless security
- Network Automation – API, JSON, SDN dhe automation concepts
- Troubleshooting – identifikimi dhe zgjidhja e problemeve në rrjet
Mësoni duke praktikuar
Trajnimi kombinon teorinë me laboratorë praktikë dhe skenarë realë, duke ju mundësuar të aplikoni njohuritë në konfigurimin dhe troubleshooting të rrjeteve.
Për kë është CCNA?
CCNA është i përshtatshëm për fillestarë, studentë IT, IT Support, System Administrators, Network Administrators dhe profesionistë që dëshirojnë të avancojnë në Networking ose Cybersecurity.
Nga trajnimi te certifikimi
Cyber Tirana është gjithashtu qendër e autorizuar Pearson VUE dhe ju mundëson të zhvilloni provimin final dhe të certifikoheni në një ambient profesional dhe të sigurt.
Filloni karrierën tuaj në Networking
Zhvilloni aftësi praktike, përgatituni për certifikimin ndërkombëtar Cisco CCNA dhe krijoni një bazë të fortë për karrierën tuaj në IT.
Cyber Tirana – Partner zyrtar i Cisco Networking Academy në Shqipëri

